BallinaAktualitetParandalimi i aksidenteve rrugore/ Softa: Duhet të shtohen radarët në akset kryesore,...

Parandalimi i aksidenteve rrugore/ Softa: Duhet të shtohen radarët në akset kryesore, të rritet afati i kontrollit teknik

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar për aksidentit tragjik me katër viktima në Tepelenë se shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

“Ky është drejtimi i pakujdesshëm i automjeteve në rrugë, moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugore, nxitimi që në shumicën e rasteve i shoqëron drejtuesit e mjeteve, të cilët kur gjejnë hapësira kur rrugët kanë infrastrukturë dhe një kualitet të rrugës, rritet shpejtësia dhe këto bëhen burime aksidentesh. Sigurisht që kërkon një hetim për të parë shkakun e vërtetë, motivet, nëse personi ka qenë nën efekte apo jo në efekte, apo mund të ketë qene në përdorim të alkoolit, apo lëndëve të tjera. Pra, duhet të kemi një ekspertizë dhe një përfundim nga grupi hetimor”.

Ai ka theksuar në një lidhje me Skype për “Special Report” se për parandalimin e aksidenteve, në kodin rrugor duhen bërë disa ndryshime si shtimi i radarëve në akset kryesore kombëtare apo të rritet afati i kontrollit teknik, si dhe të gjitha serviset të jenë të certifikuara.

“Së pari, duhet të shikojmë infrastrukturën rrugore në të gjithë republikën e Shqipërisë. E dyta, duhet të rrisim jo vetëm afatin e kontrollit teknik, por duhet të jenë të gjitha serviset e certifikuara. E treta, duhet të vendosin pajisje të kontrollit siç janë radarët, që të disiplinojnë trafikun në të gjitha aktet kryesore të vendit. Tjetër, duhet të futen kutitë e zeza se mund të gjejmë shumë lehtë shkaqet e aksidentit. Kështu kemi mundësinë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të parandaluar. Duhet të kemi dëmshpërblim nga ana financiare nga kompanitë, jo 200 mijë lekë, por duhet paguar si në Itali”./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular