BallinaSportDueli special/ Nga miq në rivalë, Asllani do të përballet me futbollistin...

Dueli special/ Nga miq në rivalë, Asllani do të përballet me futbollistin që i dhuroi asistin e golit të parë me Interin

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Kilit do të jetë speciale për dy futbollistët e Interit, Kristjan Asllani dhe Aleksi Sançez, që do të jenë kundërshtarë.

Interesant është fakti, se në datën 4 mars, Sançez dhuroi asistin e golit të parë të Asllanit me fanellën e Interit, në duelin ndaj Xhenoas, një gol ky që do të mbahet mend gjatë nga ana e shqiptarit, ku një meritë të madhe për këtë gol të parë ka padyshim edhe Aleksi Sançez me asistin e dhuruar.  

Vlen të theksohet fakti se ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45 në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës. Në këtë përballje do të debutojë edhe trajneri i ri i Kilit, Rikardo Gareca.   PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular