BallinaKulture“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjët e Shqipërisë promovohet në Boston!

“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjët e Shqipërisë promovohet në Boston!

Nga Flamur Vezaj

Në Boston, nën organizimin e “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit”, u promovua libri biografik “Lulja e Vlorës” i dr.Anna Kohen, një hebrenj Romaniote që lindi në Vlorë në kohën e komunizmit!

Në prani të komunitetit shqiptarë, të shumtë në numër, por jo vetëm, dr.Kohen rrëfeu historinë magjepsëse se si shqiptarët mysliman e kishin shpëtuar familjen e saj dhe shumë hebrenjë të tjerë nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. “Ky fakt u provua nga numri i madh i hebrenjëve që u gjetën të strehuar në Shqipëri pas luftës së dytë botërore në krahasim me numrin e tyre para luftës”-tha dr.Kohen.

Ajo rrëfeu për shpërnguljen e familjes së saj drejt Shqipërisë nga Greqia pak para fillimin të luftës së dytë botërore. Duke treguar se si prindërit e saj, ishin bashkuar me një komunitet të vogël tregtaresh greko-romanioto-hebrenj që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë duke shitur pëlhura! Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dr.Kohen tha se ata ishin strehuar pranë një familje myslimane shqiptare për tu fshehur nga nazistët, duke ndryshuar edhe emrat nga hebrenj në mysliman! Kjo bëri që e gjithë familja e saj të shpëtoi, ndërsa njerëzit e tjerë të familjes nga ana e nënës që mbetën në Greqi, u vranë në kampet e vdekjes!

Autorja e librit “Lulja e Vlorës” tregoi edhe detajet e tjera që ka renditur në këtë libër biografik, të jetës së tyre gjatë komunizmit në Shqipëri, largimit drejt Greqisë në vitin 1966 dhe më pas emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1971. Ajo tregoi edhe rikthimin në Shqipëri gjatë vitit 1989, takimin me miqt e shqiptarët në atë kohë në Tiranë e jo vetëm! Gjthashtu, dr.Kohen kujtoi me krenari dhe emocion momentin kur me ndihmën e disa organizatave hebraike, ajo kishte arritur të sillte në SHBA 37 hebrej-shqiptarë të afërm të saj, të cilëve i kishte ndihmuar edhe të integrohen këtu! Autorja e librit ju përgjigj edhe pyetjeve të moderatorit, studiuesit Agron Alibali dhe të pranishmëve në sallë. Në fund të fjalës së saj, dr.Kohen theksoi se “hebrenjët u strehuan, ndihmuan dhe u shpëtuan se ishin në BESE të shqiptarëve”.

Në këtë aktivitetin e organizuar nga “Kisha e Nolit” ishin të ftuar edhe kryesia e VATRES dega në Boston! Gjatë këtij eventi, kryetari i VATRES z.Mentor Maksutaj pati disa biseda të këndshme me autoren e librit dhe një takim të rastësishëm dhe shumë miqësor me Hirësin e tij Nikodhim Preston, Peshkopin e ri të Bostonit dhe Kryedioqezës Shqiptare në SHBA që tashmë drejton edhe “Kishën e Nolit”!

Para se të filloi aktiviteti i librit, kryesia e VATRES pati një takim shumë të ngrohtë me drejtuesen e biblotekës së Nolit pranë “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit” në Boston znj.Neka Doko. Ku u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes VATRES dega në Boston dhe biblotekës së Fan S.Nolit! Në këtë event me kryetarin Maksutaj, ishin edhe anëtarët e kryesisë Flamur Vezaj, Lindita Meçe, Subi Cako, Ervis Dhima e disa vatranë!

Dr.Anna Kohen në vitin 2004 Ju akordua Medaljen e Meritës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu për “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve” gjatë krizës humanitare të Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular