Flakët përfshinë një magazinë në Tapizë, u rrezikua banesa! Ja çfarë dyshohet si shkak i rënies së zjarrit

0
688

Një magazinë është përfshirë nga flakët në Tapizë të Krujës gjatë mesnatës.

Zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën dhe për pasojë janë djegur materiale të ndryshme dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Ndërsa është rrezikuar një banesë në afërsi të objektit

Por forcat zjarrfikëse ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat kërcënonin banesën në pronësi të shtetasit Sali Afmataj.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë luhatjet e energjisë elektrike.