BallinaProfilPROFIL/Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

PROFIL/Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

Alma Cani do të jetë drejtoresha e re e QSUT. Ajo do të zëvëndësojë Albana Ficon, e cila ditën e sotme dha dorëheqjen. 

Prof Asc Dr Alma Cani është emëruar si mjeke e përgjithshme që nga viti 1991 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Që nga ky vit 1991 kaq vijuar punë në këtë spital, sot QRS Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi “ (QSR) Tiranë si  mjeke anesteziste-reanimatore dhe pneumologe. Cani është shefe e  shërbimit të Anestezi –Reanimacionit dhe Terapisë Intensive  që  nga viti 2012 dhe  gjithashtu   Zv/Drejtore Teknike në QSR “Shefqet Ndroqi”  nga viti 2019, si edhe pedagoge e brendshme për lëndën e anestezi –reanimacionit dhe terapisë intensive në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës që nga viti 2020.

Prof.Asc.Dr. Alma ka kryer shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi“ në vitin 1981- 1986 me rezultate të shkëlqyera  ku është vlerësuar me medalje të artë. Në vitin 1986-1991 ka kryer  Universitetin e Mjekësisë  me rezultate shumë të mira, ku diplomohet si Mjeke e Përgjithshme  në vitin 1991.

Emërohet si mjeke e përgjithshme në Spitalin Universitar të Mushkërive Tiranë në shtator të vitit 1991. Ёshtë diplomuar si pneumologe pas kryerjes të specializimit për pneumologji në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë në vitet 1991-1993 në këtë spital.

Më pas në vitet 1993-1997 diplomohet si anesteziste –reanimatore pas kryerjes të specializimit në Anestezi dhe Terapi Intensive në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitet 2003-2004 merr titullin Master në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë në fushën e pneumologjisë në Tiranë.

Në vitin 2009 merr gradën akademike “Doktor i Shkencave Mjekësore” në fushën e Anestezi-Reanimacionit  dhe Terapisë Intensive me temën “Efikasiteti i Presionit Pozitiv në fund të Ekspirimit (PEEP) në Sindromën e Detresit Respirator Akut (ARDS), ku nga Këshilli i Profesoratit të Universitetit të Mjeksisë Tiranë vlerësohet me “Shumë Mirë”.

Ka kryer rreth 6 specializime të ndryshme në Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi dhe një sërë trajnimesh e  seminaresh, konferencash dhe kongresesh  në vende të ndryshme të botës, si Stambolli Turqi, Essen Gjermani, Ontario Kanada, Berlin Gjermani, në Mansoura, Kajro Egjipt, në Vjenë Austri, Barcelonë Spanjë etj. Në vitet 2013-2016 ka qenë  anëtare e Komisionit Epror Mjekësor për Sëmundjet e Traktit Respirator. Në vitin 2016 me vendim të Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Mjekësisë merr titullin “Profesor i Asociuar”

Ka një aktivitet të gjerë kërkimor shkencor, në bashkëpunim me ekipe me universitetet e huaja  në fushën e Terapisë Intensive, ku është kordinatore për Shqipërinë  e Shoqatës Europiane të Terapisë Intensive ESICM  në Research Lung Safe Large observational study to Understand the Global Impact of Severe Acute Respiratory Failure.

Ёshtë autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe bashkëautore e librit të studentëve për lëndën e Anestezi e Reanimacionit e Terapisë Intensive.

Vlerësime dhe dekorime; Shkolla e mesme e përgjithshme “P.N.Luarasi”, Tiranë diplomuar me medalje të artë.(1982-1986 ).Nga Bashkia e Tiranës vendoset poster Heronjtë e Tiranës (Prill 2020 ) (Bluzat e bardha në vijën e parë të luftës kundër Covid19. Nga Bashkia e Bulqizës i jepet titulli “QYTETARE  NDERI” me motivacionin: Për veprimtari të shquar në fushën e mjekësisë, veçanërisht në drejtimin e terapisë intensive e reanimacionit në Spitalin Universitar “ Shefqet Ndroqi” Covid2 dhe për kontribut të çmuar profesional në përballimin e situatës të pandemisë të shkaktuar nga covid -19.( Vendim nr. 5 i Këshillit Bashkiak Bulqizë, 08-09-2020).

Në nëntor 2023 nga Federata Universale e Paqes vlerësohet si Ambasadore të Paqes me motivacion; Federata e Paqes Universale njeh si Ambasadorë për Paqen ata individë për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë më shumë vlera universale, jetë të shëndetshme  familjare, ndërfetare, bashkëpunimi, harmonie ndërkombëtare, rinovimi i Kombeve të Bashkuara, i medias publike të përgjegjshme, dhe krijimi i një kulture paqeje. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha moshave, duke  unifikuar botën e paqes ku përmasat shpirtërore dhe materiale të jetës janë të harmonizuara. Federata Universale e Paqes është krenare të njohë si Ambasador të Paqes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular