Një numër i madh tërmetesh kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin tonë duke goditur vende fqinje si Greqia dhe Mali i Zi.
Dita nisi me dy tërmete të fuqishme në Greqinë Perëndimore, ku lëkundja më e forta ishte me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe tjetra, me magnitudë 4.1të shkallës Rihter.
Ndërkohë, tërmete të tjerë më të vegjël kanë rënë gjatë gjithë ditës në pjesën veriore të vendit, në kufi me Shqipërinë.
Tërmete gjatë dy ditëve të fundit ka patur edhe në Mal të Zi, edhe pse me magnitudë më tëë vogël krahasuar me Greqinë. /