Duke komentuar pjesëmarrjen e tij në një tryezë për kodin zgjedhor të thirrur nga Lulzim Basha pak ditë më parë, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se kishte marrë pjesë në atë tryezë si ish-president.
“Unë kisha një ftesë për një tryezë që merrej me çështjet zgjedhore. Repsektova ftesën e Bashës. Sqarova statusin tim. Thashë që nuk jam pjesë e asnjë partie dhe vij si ish-president. 2008-ta nuk ishte thjesht si ngjarje.
Ne flasim për aktualitetin. Kur them kam përcaktuar qartë statusin tim, jam në koherencë të plotë kur kam thënë që Basha do të ndryshojë rolin e tij do ta mbështes. Unë gjithmonë kam folur për institucione. Është në kulturën time politike dhe qytetare. Kur unë e kam parë vendin në mungesë të theksuar të pozicionit opozitar, pa dyshim kam kërkuar që opozita të jetë në pozicion. Ai që e ka përfaqësuar opozitën ka qenë pa dyshim z.Basha”, theksoi ai.