Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Si pasojë e të shtënave një grua ka humbur jetën dhe një burrë është plagosur.
Pas ngjarjes autori është larguar në drejtim të paditur.
Njoftimi i Policisë:
Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka pasur shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit