Një ditë më parë në kuadër të një operacioni policor antidrogë, u vu në pranga vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të Armando Ndrecës, i cili u prangos të mërkurën e 10 prillit nga blutë pranë një servisi në qytetin e Lezhës.
Në pamje shihet momenti kur Ndreca, i veshur me një bluzë ngjyrë blu, prangoset nga forcat e policisë.
Arrestimi
Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste të qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, është arrestuar nga policia si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Armando Ndreca akuzohet se ka përshtatur një stan në pyjet e fshatit Kashnjet për kultivim e kanabis nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në këtë ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi kanabisi, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Pas operacionit policor, u arrestuan vëllai i deputetit të PS-së dhe 28- vjeçari me iniciale E. Sh., të dy banues në Koplik. Gjithashtu u ndalua edhe 32-vjeçari Armenl Nikdukaj, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.