BallinaRajoniMPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë...

MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, ndër ta edhe zëvendësdrejtorin e Policisë. Pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse pesë të tjerë vazhdojnë të mbahen në nga autoritetet policore serbe.

Sipas MPB-së, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar ndërsa pesë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankoviq.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serbisë me ndalimin e qindra qytetarëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të ndaluar.

“Pas fitores së djeshme të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku me shumicë votash u miratua Raporti i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Serbia ka aktivizuar metodat e saj të hakmarrjes duke keqtrajtuar sot qytetarët tanë që po udhëtonin përmes territorit të saj”, thuhet në komunikatë, transmeton telegrafi.

MPB thotë se “nga mëngjesi i hershëm janë targetuar autobusë dhe automjete që po transportonin qytetarët tanë nga perëndimi drejt Kosovës apo anasjelltas, duke i ndaluar ata, duke iu konfiskuar dokumentet personale dhe duke i intervistuar pa asnjë arsyetim paraprak. Qytetarët tanë janë mbyllur në zyrat e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë”.

“Ky akt i Serbisë duke iu ndaluar lëvizjen dhe duke i maltretuar për mbi 20 orë qytetarët tanë pa dallim moshe dhe gjinie, shkelë çdo normë njerëzore e mbi të gjitha është shkelje flagrante e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas MPB, që nga mëngjesi i sotëm është duke u mbajtur në ndalim pa asnjë sqarim edhe Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankoviq.

“Sipas informacioneve që posedojmë, Zëvëndësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej MPB thotë se “institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankoviq”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe institucionet përkatëse janë duke përcjellur me vëmendje informatat e pranuara dhe të njëjtat janë duke u ndarë edhe me partnerët ndërkombëtar”.

MPB i ban thirrje autoriteteve të Serbisë për lirim të menjëhershëm të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar pa asnjë arsyetim dhe në shenjë hakmarrje për Republikën e Kosovës. “Ndërkaq, kërkojmë nga i gjithë faktori ndërkombëtar të dënohet fuqishëm kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të tilla akte janë bërë vazhdimisht nga ky shtet për çka ritheksojmë se në burgjet e Serbisë tashmë ka shumë qytetarë që mbahen padrejtësisht për të njëjta motive ndaj vendit tonë”.

“Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë për shmangie të udhëtimit përmes Serbisë”, thuhet në komunikatën e MPB,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular