BallinaAktualitetA ishte ‘bombardimi’ i reve me kripë shkaku i reshjeve historike që...

A ishte ‘bombardimi’ i reve me kripë shkaku i reshjeve historike që shkaktuan përmbytjet? Paralajmërimi i shkencëtarëve për motin në Dubai

Qershorin e kaluar, Princi i Kurorës së Dubait , Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, miratoi një fond prej 21.8 miliardë dollarësh për të zgjeruar dhe ridizajnuar sistemin e kullimit. Në janar, një agjenci e re për menaxhimin e përmbytjeve u krijua në qytet. Shiu, më i denduri në 75 vjet, i cili e ktheu qytetin e Dubait në një lagunë të madhe, i kapërceu planet.

Tani, ndërsa ujërat tërhiqen, ata po zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga stuhia historike që vrau 19 persona në Omanin fqinj dhe të paktën një në Dubai. Nuk janë vetëm imazhet e kaosit në aeroportin e Dubait, i cili është gjithashtu më i ngarkuari në planet – me udhëtarët e grumbulluar në dysheme për të fjetur. As supermakinat ultraluksoze që u fundosën nën tonelata ujë. Janë rrugë, trotuaret që u përmbytën nga uji, madje edhe bulevardi i famshëm Sheikh Zayed me 12 korsi u përmbyt, duke shkaktuar bllokim trafiku prej orësh në pjesët “e thata” të tij. Përmbytjeve nuk i shpëtuan as shtëpi, të cilat tashmë janë të pabanueshme. Edhe në rrokaqiej banorët u detyruan të ngjitnin dhjetëra kate me shkallë – pasi ashensorët e bodrumeve ishin përmbytur. Teksa në disa lagje lëviznin me varka apo edhe dërrasa sërfi, është dëmtuar edhe një pjesë e Metrosë së qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular