Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

0
715

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet, deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi. Detajet u përcollën nga deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj. Nga studio e emisionit “Box to Box” në “Scan TV”, zonja Resulaj theksoi se indeksimi, që aktualisht bëhet bazuar në normën e inflacionit parashikohet të jetë i diferencuar, duke sjellë një rritje të unifikuar për të gjithë. N ë intervistë, deputetja shpjegon të gjitha paqartësitë për pensionistët.about:blank

-Zonja Resulaj, nga ajo që është projektuar deri më tani mbi mënyrën sesi do të qasemi drejtë një skeme të re pensionesh, si parashikohet që të bëhet ndërhyrja, do të jemi në të njëjtën formulë indeksimi të pensioneve apo do të rishikohet mënyra sesi bëhet aktualisht rritja?

Në gjykimin tim personal praktikisht do të duhet të shkojë në një diferencim, sepse nëse kemi diferenca të mëdha midis pensioneve të ulëta dhe pensioneve mesatare ose pensioneve më të larta, nëse kemi të njëjtën normë indeksimi sigurisht që kjo do të sjellë një disbalancë në përfitimin që marrin pavarësisht se norma e indeksimit është e njëjtë. Pra, në qoftë se indeksohen me të njëjtën normë një pensionist që merr një pagë 10.000 lekë dhe përfiton të themi vetëm 860 lekë nga indeksimi në vitin e kaluar ndërkohë që dikush me një pension 30.000 lekë apo më tepër përfiton gati 3fishin e këtij indeksimi. Pavarësisht se norma e indeksimit është e njëjtë përfitimi është i ndryshëm, ai që ka pension më të ulët merr përfitim më të ulët dhe ai që ka pension  më të lartë merr përfitim më të lartë. Dhe kjo duket një pabarazi sociale, le të themi atë që ndiejnë në tërësinë e tyre të gjithë pensionistët.about:blank

-Si parashikohet të bëhet kjo pra norma e indeksimit do të jetë e diferencuar ?

Do të ndryshojë,pra do të duhet të diferencuar mënyra e indeksimit në mënyrë të tillë që të marrin të njëjtin përfitim, të njëjtin rritje, të njëjtin indeksim dhe ai që ka pensionin 10.000 lekë në rastin konkret dhe ai që e ka 30.000 lekë. Ky trefishi të mos jetë për të njëjtën normë indeksimi 3 herë më i lartë te ai që e ka pensionin 30.000 lekë dhe 3 herë më i ulët te ai që e ka pensionin 10.000 lekë, por të jetë e diferencuar që të ketë një normë indeksimi më të lartë te ai që ka pensionin 10.000 lekë dhe më të ulët te ai 30.000 lekë, në mënyrë që të balancojë rritjen dhe përfitimin sepse në fund të fundit kjo është ajo çka do duhet të arrihet në formën e një barazie sociale sepse rëndomtë e dëgjojmë te pensionistët të cilët kanë një pension të ulët dhe pavarësisht se indeksimi  është në terma të normës së inflacionit ashtu si kundër duhet të jetë dhe me ligj, por efekti në të ardhura është shumë i ulët thuajse i papërfillshëm.

-Duke qenë se norma e inflacionit këtë vit ka rënë ndjeshëm, për muajin mars ishte gati 2.3, rrjedhimisht dhe indeksimi pritet të jetë në vlerë shumë të ulët, keni ndonjë informacion ?

8.6 ka qenë vitin e kaluar por ndoshta kjo merr një inflacion të shportës sepse themi 2.3 mund të jetë inflacioni mesatar por ndërkohë për këtë kategori është inflacioni i shportës pra ato që janë elementet më kryesorë të shportës së konsumit .about:blank

-Në këto kushte sa pritet të jetë shtesa dhe a keni informacion kur do të aplikohet?

Do të aplikohet sikundër është parashikuar për vitin 2024 dhe në buxhet do të jetë përsëri 6.3 miliardi i bonusit dhe  2.9 miliard apo 3 miliard që është rritja sipas indeksit. Kjo bëhet ndoshta në periudhën në vijim pas Prillit fillon dhe bëhet kalkulim për të bërë pagesën e indeksimit.about:blank

-Sa pritet të jetë rritja duke marrë parasysh normën e inflacionit?

Në 2023 ka qenë 8.6% referuar normës së inflacionit të atij viti dhe duke iu referuar kësaj unë i qëndroj faktit që do të duhet të përqendrohemi te inflacioni i shportës çka do të thotë që mund të jetë një indeksim më i lartë sesa ajo që është norma mesatare e inflacionit sepse kjo kategori konsumon më së shumti element të shportës së konsumit dhe aty shkon +40% të shpenzimeve.

-Element të tjerë?

Element të tjerë mund të jenë lidhur me rezidencën e pensionistëve çka do të thotë kemi dy kategori që janë pensionistët që banojnë në fshat dhe pensionistët që jetojnë në qytet të cilët kanë përsëri të njëjtën diference, kanë disbalancim të kontributeve që paguajnë në zonat rurale, pensionistet rural dhe kontributet që paguajnë ose të vet punësuarit në fshat ose të vet punësuarit në qytet dhe sigurisht që kjo do të duhet të ketë jo një rritje të kontributeve për ata që janë të vetëpunësuar në fshat por gjithmonë duke parë, duke iu referuar faktit se çfarë do të mund të bëhet ndoshta me subvencionin e kompensimit të diferencave nga ana e shtetit. Personalisht mendoj se nuk mund të flasim për rritje të kontributeve për të vet punësuarit në zonat rurale dhe fermerëve.

-Pra po shikohet mënyra që të ndryshojë vlera apo masa e kontributit për të vet punësuarit në zonat rurale por ky detyrim ti kaloj jo fermerit në këtë rast por ti kaloj qeverisë, arkës së shtetit?

Duhet të jemi të kujdesshëm kur themi nuk është duke u diskutuar që kemi një rritje të kontributeve sepse kjo do të sillte pastaj një vështirësi, është një pasojë socialë. Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për ndikimin e menjëhershëm.

-Pra këtu po shihet mundësia që të mbulohet nga buxheti i shtetit?

Po, dhe këtu diskutohet gjithashtu edhe çështja e kompensimit të energjisë elektrike sepse nuk kemi vetëm pagesat në pension që është një kontribut i drejtpërdrejt por edhe kompensime të tjera shtesë sikundër e dimë për kategorinë e pensionistëve bëhet fjalë për kompensimin e shpenzimeve të energjisë elektrike e cila është gjithashtu një suport shumë i madh në fakt për hir të së vërtetës.

-Çarë do të ndodh me kompensimet, sepse i fundit ka qenë ai që është miratuar pas ndryshimit të heqjes së fashës për konsum deri ne 300kë?

Është duke u trajtuar brenda diskutimeve të kësaj reforme edhe çështja e kompensimit dhe shpenzimeve për energji elektrike për tu mbajtur për tu kompensuar, për tu rregulluar në bazë të pensioneve apo vlerës së pensioneve. Pra, përsëri i referohemi ati fakti që mund të kemi një diferencim edhe në mbulimin e këtyre shpenzimeve. Duke folur për kompensim dhe shpenzim të energjisë elektrike, ky është një term i njohur por diskutohet edhe për kompensim të shpenzimeve në ushqime apo dhe në element të tjerë të nevojshëm, pra i shtohet gamës së mbulimit të shpenzimeve apo kompensimit të shpenzimeve jo vetëm energjisë elektrike por ne raste të veçanta në pensione të ulta i shtohen shpenzime të tjera të nevojshme për këtë kategori.

-Pritet të rishikohet mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat, që aktualisht është 61 vjeç e 8 muaj për gratë dhe 65 vjeç për burrat?

Sipas studimit, sipas elementëve që kanë dal nga ky studim, le të themi që diskutimi shkon për të filluar një rritje nga 2032 dhe në 2056 llogaritet që kjo të shkojë në moshën mesatare 67 vjeç për burrat dhe për gatë, një lloj unifikimi i moshës së daljes në pension. Në të ardhmen e afërt nuk kemi një projeksion, diskutim, parashikim që do të kemi një rritje të moshës së pensionit.

-Portofoli i sigurimeve, ne thamë që është ulur ndjeshëm numri i atyre që marrin pension të plotë dhe që koha kontributeve është reduktuar në 27 vite, parashikohet që të ndërhyhet te portofoli i sigurimeve që do të thotë të rritet periudha e kontributeve për të përfituar pension të plotë?

Deri në 40 vite do jetë pragu por kjo do të marri një periudhë kohore jo e menjëhershme sepse do të ishte një kolaps sërish për shkak edhe të gjithë faktorëve që folëm deri në këtë moment, pra qëllimi është që kjo diferenca mund të mbulohet me kontribute vullnetare dhe me fondin.

-Qytetarët e kanë këtë mundësi pra, kur kanë periudha të pambuluara kanë mundësi që ti paguajnë vullnetarisht? 

Po, por do një vëmendje të veçantë në fakt sepse po bëhet një problem shqetësues fakti që jemi larguar nga vitet kontributive, nga ato maksimalet të nevojshme për të marrë një pension të plotë pra kjo diferenca 27 vite do një vëmendje të shtuar.

-Po rreth propozimit të bërë nga partia demokratike,grupi parlamentar i partisë demokratike për të rritur pensionin bazë në 18 mijë lekë përgjatë këtij viti dhe për të shkuar ne nivelin e gati 300 euro-ve në vitin 2029, sa i mundur është nga pikëpamja financiare?

Në qoftë se pensioni mesatar është 18 mijë lekë, ndjeshmëria është shumë e lartë dhe vëmendja që meriton kjo kategori është pa diskutim duhet të jetë në maksimumin e vet dhe duhet të gjenden format të cilat nuk prekin direkt rritjen e menjëhershme të pensioneve sepse që të jetë i ndjeshëm një pension te qytetarët do duhet të jetë të paktën sa paga minimale, në gjykimin tim. Në mënyrë të tillë që të jetë vërtetë një lehtësi e madhe dhe të arrij të mbulojë nevojat e kësaj kategorie të pensionistëve, por kjo për buxhetin e shtetit do të duhet sikundër e kanë pasqyruar dhe vetë ne relacionin e amendamentit do të duhet të shkurtohen me 25% shpenzimet e qeverisjes vendore ndoshta. Janë disa pamundësi financiare dhe kjo analizë duhet të mos jetë thjeshtë me qëllim në kuadrin politik të argumentit të vetë por kërkon atë analizën e mirëfilltë ekonomike dhe pikërisht këtë po bën ky studim çka po i referohemi gjithnjë i Bankës Botërore, për të kuptuar në terma matematikor sesi do të duhet të jetë kjo skemë në mënyrë që të kemi një rritje të pensioneve, të sigurohet dinjiteti i pensionistëve por në të njëjtën kohë mos të jetë një barrë jo vetëm për buxhetin e shtetit por mos të jetë një barrë e shtuar dhe për fëmijët tanë në të ardhmen.