Bomba molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës. Reagon BE, Britani e Madhe dhe SHBA

0
729

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës.. Protestuesit kanë hedhur dhjetëra bomba molotov drejt godinës së Bashkisë, që kanë shpërthyer Tymi i zi dhe zjarri mbuluan derën e institucionit, ndërsa forcat e policisë kanë shuar flakët. Per protesten ka reagur BE, Britani e MAdhe dhe SHBA.
Reagim i delegaconit te BE
Në një postim në X, delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë shprehet se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, si edhe s’kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.
“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë.
Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhet në postimin në X.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

Në reagimin e saj, ambasada shprehet se skenat jashtë bashkisë dhe përdorimi i molotovit  nuk kanë vend në demokraci. Po ashtu ambasada kërkon që mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike.
Reagimi:
Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.