BallinaKronikeBie nga kati i 4-rt i pallatit teksa po kryente punime, 40-vjeçari...

Bie nga kati i 4-rt i pallatit teksa po kryente punime, 40-vjeçari dërgohet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 40-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i pallatit teksa po kryente punime për riparimin e një apartamenti në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. 

Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti. Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular