BallinaSportKërkon një vend në listën e Silvinjos, Mirlind Daku protagonist me asist...

Kërkon një vend në listën e Silvinjos, Mirlind Daku protagonist me asist ndaj Lokomotivës së Moskës

Mirlind Daku është rikthyer të bëjë protagonistin në kampionatin rust ë futbollit me ekipin e tij Rubin Kazan.

Daku dha asistin e golit të avantazhit për Rubinin, që luan si vendas kundër Lokomotivës së Moskës. Në minutën e 21-të, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shërbeu për Vada dhe ky i fundit nuk fali për 1-0. Gjithsesi, miqtë barazuan në fundin e pjesës së parë.

Ky ishte asisti i katërt në kampionat për Dakun, i cili numëron edhe 5 gola me Rubin Kazan. Sulmuesi kërkon të bëjë më të mirën për të qenë në listën e Silvinjos për Kampionatin Europian. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular