Presidenti amerikan Donald Trump nuk është më një rrezik për infektimin me Covid-19 i të tjerëve. Kështu ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, në përditësimin e parë mbi shëndetin e presidentit Trump që nga e enjtja.
Sidoqoftë, deklarata e mjekut nuk thoshte nëse Trump ishte testuar negativ së fundmi për Covid-19.
Presidenti amerikan do të përballet me kundërshtarin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 3 nëntor.
Sondazhet sugjerojnë se Biden ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj Trump në shkallë vendi.