Inter barazon 3-3 me Fiorentinën pas një penalltie tepër e dyshimtë.
Fiorentina ka kaluar në avantazh që në minutën e parë pas një goditje të Simeone e devijuar nga De Vrij. Pesë minuta më vonë barazon Inter me golin e Vecinios. Politano kalon miqtë në avantazh pesë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë. Pas pushimit Fiorentina pëson një tjetër goditje pas golit të Ivan Perisic në minutën e 52’ nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 74’ erdhi goli fantastik i Luis Muriel nga goditja e dënimit. Në minutën e fundit të takimit, arbitri akordon një penallti në favor të Fiorentina-s dhe pas disa minutave protesta dhe ndërhyrje të VAR, ishte Veretout ai që barazoi rezultatin.
Me këtë rezultat, zikaltrit shkojnë në kuotën e 47 pikëve dhe ruajnë vendin e tretë duke u ndjekur nga Milan që ndodhet në vend të katërt.