Situata me koronavriusin nuk duket aspak optimiste në New York, ndërsa është njoftuar mbyllja e shkollave nga nesër. Kjo masë erdhi për shkak se niveli mesatar i pozitivitetit shtatë-ditor të qytetit arriti në 3 për qind.
“Qyteti i New Yorkut ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të pozitivitetit. Për fat të keq, kjo do të thotë që ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen që nga nesër, e enjte 19 nëntor”, tha kryetari i qytetit.
Njoftimi i papritur do të shkaktojë vështirësi në kujdesin për fëmijët për qindra mijëra familje të qytetit.
Në 24 orët e fundit, të paktën 36 vdekje të reja u raportuan si pasojë e koronavirusit dhe 5,094 infeksione të reja.