Një përleshje mes dy futbollistëve ka ndodhur në stërvitjen e Arsenalit ditën e djeshme.
Në këtë përleshje kanë marrë pjesë mbrojtësi brazilian David Luiz dhe mesfushori spanjoll Dani Ceballos.
Ka qenë e përditshmja angleze The Sun që ka raportuar për ngjarjen, por të dy lojtarët kanë lënë mbrapa atë që ndodhi dhe janë pajtuar.
David Luiz e ka goditur spanjollin në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje dhe disa gërvishtje.
Por bashkëlojtarët e tyre dhe trajneri Arteta kanë ndërhyrë menjëherë që situata mos të përshkallëzonte edhe më shumë.
Gjithsesi dyshja janë paraqitur të enjten në stërvitje dhe i kanë dhënë dorën njëri tjetrit duke u pajtuar.