BallinaKryesoreGrushte e gjak mes dy futbollistëve të njohur, përleshje në stërvitjen e...

Grushte e gjak mes dy futbollistëve të njohur, përleshje në stërvitjen e Arsenalit

Një përleshje mes dy futbollistëve ka ndodhur në stërvitjen e Arsenalit ditën e djeshme.

Në këtë përleshje kanë marrë pjesë mbrojtësi brazilian David Luiz dhe mesfushori spanjoll Dani Ceballos.

Ka qenë e përditshmja angleze The Sun që ka raportuar për ngjarjen, por të dy lojtarët kanë lënë mbrapa atë që ndodhi dhe janë pajtuar.

David Luiz e ka goditur spanjollin në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje dhe disa gërvishtje.

Por bashkëlojtarët e tyre dhe trajneri Arteta kanë ndërhyrë menjëherë që situata mos të përshkallëzonte edhe më shumë.

Gjithsesi dyshja janë paraqitur të enjten në stërvitje dhe i kanë dhënë dorën njëri tjetrit duke u pajtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular