Një tjetër tërmet i fuqishëm goditi pak më parë Kroacinë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 6.2 i shkallës rihter.
Sipas mediave kroate, një fëmijë raportohet se ka humbur jetën, ndërsa autoritetet kanë shkuar për të ndihmuar banorët.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4.9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.