BallinaAktualitetBritania në ALARM: Regjistron numrin MË TË LARTË të VIKTIMAVE dhe rasteve...

Britania në ALARM: Regjistron numrin MË TË LARTË të VIKTIMAVE dhe rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë

Numri i jetëve të humbura ndaj Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është 1,041 persona në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që është shënuar një numër rekord të infektuarish me 62,322 raste të reja të konfirmuara në vetëm 24 orë.

Kjo është rritja më e lartë e vdekjeve që nga 22 Prilli.

Në shtatë ditët e kaluara 4,798 njerëz kanë vdekur nga virusi, një rritje prej 32% krahasuar me javën më parë.

Kjo do të thotë që 77,346 njerëz kanë vdekur brenda 28 ditëve.

Shifra tragjike u konfirmua ndërsa shefat e shërbimeve shëndetësore paralajmëruan se jemi në fazën “më serioze” në pandemi deri më tani.

Të hënën Boris Johnson tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vendoste Anglinë përsëri në bllokim si rezultat i rritjes së rasteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular