Personi që shihni më lart është ushtaraku shqiptar, Xhevahir Jazaj, i cili ka ndërruar jetë, në rrethana ende të paqarta, në Afganistan.
45-vjeçari ishte pjesë e Batalionit 2 në Herat dhe mbante gradën Major, ndërsa në një reagim për ndarjen e tij nga jeta, Ministria e Mbrojtjes tha se po heton për shkaqet e vdekjes.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 22:40, ora lokale në Afganistan, ndërsa Komanda Shqiptare në Heart pritet të sjellë informacione shtesë rreth vdekjes së Xhevahir Jazajt.
Jazaj ishte pjesë e misionit shqiptar në Afganistan dhe ishte i angazhuar vetëm për ruajtjen e disa zonave.
Edhe më herët kanë humbur jetën ushtarë shqiptarë me misione jashtë vendit.
Në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi.
Sakaq në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.