Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për “Dosjen 184”, dosja e shumëpërfolur për shitblerjen e votave në këtë Qark, ku implokohen dhe zyrtarë të zgjedhur atje.
Në Gjykatë ka nisur tashmë seanca për këtë dosje dhe të pandehur nga Prokuroria janë marrë 4 persona, shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti. Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016.
Ndërkohë, oragni i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala (babai i deputetes Reme Lala), Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.
Të pandehurit gjatë periudhës së zgjedhjeve kanë qenë me detyrë: Robert Aga ish-shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve