Fieri po njeh sërish numër të lartë infektimesh nga COVID-19. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se shifrat e fundit nga ISHP-ja tregojnë se numri i të infektuarve ka shkuar në 2607.
Ku ndërkohë vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 76 raste të reja në Fier dhe 5 në Patos.
Virusi në këtë zonë ka prekur më së shumti pensionistët, por pozitiv ka rezultuar dhe një foshnje e cila ka ardhur në jetën qershorin e shkuar. Fatmirësisht rezultatet e tamponit rezultuan negativë për 4 fëmijë të tjerë.
Të infektuarit:
54 te papune e pensionistë
1 fëmijë 1 vjeç
2 efektivë policie në DVP Fier
9 biznese private
6 mësues
2 studentë
1 mjek dhe 1 infermier