Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior, tha të dielën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Turqia tha se trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).
“Trupat u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që filloi më 10 shkurt”, tha Akar. Identiteti i shtetasve turq nuk u zbulua për arsye sigurie. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit nuk e ka komentuar njoftimin.