Robert Levandovski është kthyer në një pikë referimi, i pazëvendësueshëm në sulmin e Bajern Mynih. Polaku po kalonte një moment fantastik duke ruajtur ritmin e një sezoni më parë ku bavarezët fituan gjithçka. Pikërisht atëherë kur nuk duhej, Levandovski pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë gjatë ndeshjes me Andorrën dhe nuk do të jetë në dispozicion të Bajernit për të paktën katër javë. Polaku do të mungojë në përballjen me PSG në çerekfinalet e Champions League, një humbje e madhe për trajnerin Hansi Flik.

Në Mynih shohin tek Levandovski jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen. Karl-Hainc Rumenige, CEO i Bajern Mynih, është i bindur se Leva mund të qëndrojë më gjatë sesa kontrata e tij aktuale e cila i skadon në 2023: “Jam i bindur se me profesionalizmin që tregon fundi i tij nuk mund të përcaktohet”, u shpreh Rumenigge në një intervistë për “Bild” duke lënë të hapur mundësinë për një tjetër rinovim. Në 2023, kohë kur i përfundon kontrata aktuale, Levandovski do të jetë 35 vjeç por në Mynih besojnë se mund të jap akoma më shumë.