BallinaAktualitet"Do vdisnit po të mos më kishit mua"/ Bushati: Mes një gjumashi...

“Do vdisnit po të mos më kishit mua”/ Bushati: Mes një gjumashi dhe një hajduti, zgjedh një gjumash

Analisti Andi Bushati deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se do të preferonte më shumë një gjumash sesa një hajdut për kryeministër.

Teksa komentoi edhe fushatën elektorale, Bushati kritikoi takimet e Bashës në shkelje të rregullave anticovid, por theksoi se Rama po e përdor vaksinën për fushatë duke thënë “ ju do të vdisnit po të mos më kishit mua”.

“Mes një gjumashi dhe një hajduti unë zgjedh një gjumash. Rama del dhe thotë se ju do të vdisnit po të mos më kishit mua. Nëse e do vërtetë shëndetin e qytetarëve nuk ia lë një njeriu të tij procesin e drejtimit të fushatës së vaksinimit. Shumë e shohin veten si armiqësorë ndaj vaksinave. Rama po e përdor vaksinën si armë për fushatën e tij dhe me këtë po u bën më shumë dëm qytetarëve.”, tha Bushati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular