Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa bëhet me dije se janë kunata me njëra-tjetrën.
Mësohet se njëra nga dhunuarat është Dava Ndoj 33-vjeçe.
I ati i saj është shprehur për mediat se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.