Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes, 8 korrik, në Nikea, një lagje të Athinës, ku mbeti e vrarë një vajzë 6 vjeçare.
Sipas medieve greke, kamioni ka përplasur dy fëmijë, një vajzë 6 vjeçare, e cila humbi jetën dhe një djalë 7 vjeç, i cili ndodhet në spital.
Mësohet se djali është lënduar në këmbë. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se fëmijët ishin duke ecur nën shoqërimin e një të afërmi.