Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka humbur të vëllanë ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale.
Namik Dokle shkruan se i vëllai ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Postimi i Namik Dokles:
Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot covidin e mallkuar. I përjetshëm kujtimi!
Vetë ish-deputeti socialist e ka kaluar koronavirusin gjatë muajit tetor të këtij viti. Ka qenë vetë ai që e ka bërë të ditur se është infektuar sëbashku me bashkëshorten.