Një person është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një kabinë elektrike.
Burimet thanë se paraprakisht dyshohet që viktimën ta ketë zënë korenti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.
Mësohet se viktima i seksit mashkull nuk është identifikuar ende. Policia ka nisur hetimet.