Armando Broja vijon të shkëlqej në Premier League, në pak kohë është kthyer në titullar fiks tek Southampton dhe në “alarm” për të gjithë rivalët. 20-vjeçari kuqezi është thjeshtë i pandalshëm, e vetmja mënyrë për ta frenuar është me faulle, kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër West Ham. Me topin në këmbë Broja ishte rrezik konstant duke detyruar rivalët ta ndalin në mënyrë të parregullt, ashtu së në minutën e 61-të ku u pengua brenda në zonë, duke fituar një penallti
Broja ishte një nga lojtarët më të vlerësuar të sfidës, ndërsa në minutën e 81-të, kur doli nga fusha, tifozët u çuan në këmbë duke duartrokitur idhullin e tyre të ri. I bindur në forcën dhe cilësitë e Brojës është edhe trajneri Ralf Hasenhuttl