BallinaUncategorizedArmando Broja bëhet çështje në Beograd. Festimi me shqiponjë bën “armik” pronarin...

Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Festimi me shqiponjë bën “armik” pronarin serb të Sauthempton

Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Ose më saktësisht, festimi me shqiponjë i sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Djaloshi 20-vjeçar e ka zgjedhur këtë festim si mënyrën e tij për të përshëndetur bashkëkombësit pas çdo goli që shënon. Një gjest që shpesh e kanë kopjuar edhe shokët e skuadrës së Sauthempton.

Një gjest që për publikun anglez nuk ka pse të jetë problem, ashtu siç është për mendje të sëmura në Beograd. Kështu, gjesti i sulmuesit shqiptar është vlerësuar si simbol nacionalist në mediat serbe dhe për më tepër, ato kanë kritikuar pronarin e ri serb të Sauthempton, Dragan Sholak, se ka duartrokitur një festim të tillë. Sholak ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Sauthempton ndaj Brentford, kur Broja shënoi dhe festoi në mënyrën e tij të zakonshme. Pronari sigurisht që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti shqiptarin për golin e shkëlqyer që shtyu ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme.

Por për “republika.rs”, manjati ka mbështetur “fyerjen e Serbisë në Angli’, siç e përshkroi këtë veprim në titullin e artikullit që i kushtohej kësaj teme. “Në minutën e 49-të, sulmuesi 20-vjeçar i Sauthempton shënoi për skuadrën e tij dhe vrapoi në fushë me duar të kryqëzuara, ndërsa shumë shpejt në planet televizive u shfaq pronari i “United Media”, i cili përshëndeti këtë festë josportive të të riut Broja me duartrokitje të entuziazmuara. Sholak, përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!”, shkruante kjo media.

Sulmi në Serbi ndaj Sholak vjen për faktin e thjeshtë se ai është një nga financuesit e opozitës së Alaksandar Vuçiç dhe mediat pro-qeveritare, tashmë gjejnë çdo mënyrë për ta sulmuar atë. Përfshirë edhe gjestin e Armando Brojës, duke transformuar edhe festën e një goli, në një shfaqje nacionalizmi.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular