Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme pamjet nga sherri i ndodhur në Shëngjin
Më poshtë janë pamjet e sherrit të ndodhur ditën e sotme në Shëngjin ku dy të rinj kanë kërcënuar me armë zjarri një person që ishte ulur në tavolinën e një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ndërsa lokali ishte i mbushur me njerëz, të rinjtë kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe i kanë nxjerrë armën një burri që ishte ulur në tavolinë. Nuk dihet nëse ka qenë një sherr i momentit apo nëse të rinjtë janë drejtuar me qëllim për ta kërcënuar ose qëlluar.
Ndërkohë siç shihet nga pamjet armën e nxori një prej të rinjve por ai është ndaluar nga shoku i tij i cili e ka mbajtur nga duart dhe e ka nxjerrë jashtë./ Gazeta Shqip