Qeveria Federale belge i dha azil politik ish-presidentit ekuadorian Rafael Correa, konfirmoi të premten zyra e shtypit e firmës ligjore Ius Cogens, e cila merret me mbrojtjen e tij ndërkombëtare.
“Kështu Belgjika i bashkohet vendeve si Meksika dhe Bolivia, të cilat kanë mirëpritur gjithashtu ish-zyrtarë të ndryshëm qeveritarë dhe anëtarë të partisë së Correa-s si azilkërkues politik, viktima të persekutimit të dukshëm”, thuhej në tekst.
Ai theksoi gjithashtu se Brukseli, kryeqyteti politik i Bashkimit Evropian dhe i njohur ndërkombëtarisht si respektues i institucioneve demokratike, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në njohjen e persekutimit politik në Ekuador, objektivi kryesor i të cilit është ndalimi politik i Rafael Correas dhe Lëvizjes së tij Revolucioni Qytetar.
Pasi sundoi Ekuadorin nga viti 2007 deri në vitin 2017, Correa u largua për në Belgjikë pasi në vendin e tij përballet me një dënim me tetë vjet burg dhe përjashtim politik për çështjen “Ryshfete 2012-2016”.