BallinaAktualitetVIDEO/E rrallë, piktura me makinë shkrimi: Befason artisti 25-vjeçar!

VIDEO/E rrallë, piktura me makinë shkrimi: Befason artisti 25-vjeçar!

Për artistin 25-vjeçar nga Londra, James Cook, realizimi i portreteve ishte një sfidë më vete.

Por e gjithë kjo ndryshoi kur i riu zbuloi një metodë tejet të veçantë vizatimi: atë përmes makinës së shkrimit. Që nga ylli i Hollivudit Tom Hanks e deri tek Syri i Londrës, gishtat e tij të shkathët mund të shndërrojnë simbole e imazhe te ndryshme në art.

Në kontakt me artin e pikturës përmes të shtypurit në makinën e shkrimit, Cook ra në 2014-tën, kur ndeshi në krijimet e Paul Smith, një artist i viteve 1920-tës, që përdorte një teknikë të ngjashme. Ai nuk e mendoi këtë si dicka për të bërë karrierë, por vazhdoi studimet për arkitekturë. Megjithatë interesi i madh online e shtyu që ta ndiqte pasionin e tij

James Cook: Përpara, nuk i vizatoja dot mirë fytyrat e njerëzve. Tani mundem. Në fakt, arrij të vizatoj më mirë me makinën e shkrimit sesa me laps. Dhe kam arritur të bëj kaq shumë portrete… Është diçka që të jep shumë kënaqësi, edhe në përdorimin e një palete të tillë të kufizuar. Kemi 44 çelësa në një makinë shkrimi, mesatarisht. Kështu që ju duhet t’i bashkoni ato shkronja, numra e  shenja pikësimi për t`i kthyer në një vizatim. Është shumë interesante.

Cook do të çelë në korrik një ekspozitë, e cila do të qëndrojë hapur deri në gusht, ku njerëzit perveçse do të njihen nga afër me punën e tij, do të kenë edhe mundësinë ta provojnë dhe vetë një teknikë të tillë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular