Nga Orjola Pampuri
Nuk ka kaluar shumë dita kur u prezantua raporti nga Ministria e Shëndetësisë mbi arritjet për vitin e shkuar dhe sfidat për këtë vit. Në fakt si për të gjithë qeverinë Rama këto shfaqje janë bërë një propagandë e përvitshme dhe bajate që as qytetari i zakonshëm e as mjekët e personelet shëndetësore nuk i besojnë më.
Nuk ka kaluar shumë dita kur u prezantua raporti nga Ministria e Shëndetësisë mbi arritjet për vitin e shkuar dhe sfidat për këtë vit. Në fakt si për të gjithë qeverinë Rama këto shfaqje janë bërë një propagandë e përvitshme dhe bajate që as qytetari i zakonshëm e as mjekët e personelet shëndetësore nuk i besojnë më.
Në fakt raporti i Ministrisë së Shëndetësisë iu referohej dhe mjekëve, duke pretenduar se ato tashmë në vitin që lamë pas marrin një trajtim financiar më të mirë, plot 6% pagë shtesë dhe rritje të numrit të mjekëve në shërbimin shëndetsore me të paktën 200.
E gjitha kjo si një fabul, kuptimin e së cilës mjekët dhe stafet shëndetësore e dinë shumë mirë, e dinë që janë më të nënpaguarit jo vetëm në Europë por dhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dhe Kosovën me të ardhura për frymë më të ulta se vendi ynë, por me paga mjekësh shumë më të larta.
Sot mjekët po përballen me dy gënjeshtra të mëdha.
Së pari personelet shëndetësore në QSUT, prej ditësh i është vonuar paga në mënyrë pajustifukueshme.
Së dyti, as bonusin e propagandës së qeverisë nuk e kanë marrë.
Për Ministrinë me sa duket prioritet për këtë vit nuk janë mjekët që po largohen cdo ditë, e as trajtimi i tyre financiar e dinjitoz, as dhe kur i premtohet një trajtim i tillë, sërish ato braktisen.
Prioritet për qeverinë janë shtesat në kontratat me koncesionarët e PPP-të
Për 2023 plot 4 milion euro më shumë do të marrin 3 koncesionet kryesore të Shëndetësisë.
Në fakt nuk ka kaluar shumë kohë kur votat e mazhorancës hodhën poshtë propozimin tim dhe të Partisë Demokratike.
Në amendimin e buxhetit me anë të cilët ne propozonim që së paku, pagat e mjekëve dhe infermierëve të rriteshin në vlerën 20%, kjo pasi cmimet e konsumit të përditshëm, janë rritur së paku me 20% nga viti i shkuar.
Kjo mund të realizohej fare thjeshtë, me vullnet të plotë politik, dhe me qëllimin kryesor për ti shërbyer qytetarëve, mjekëve, heronjve të përditshëm. Mjaftonte të zvogëloheshin kontratat abuzive dhe korruptive të koncesioneve në shëndetësi, dhe shpenzimet marrëmëndëse të luksit që vetëm kjo qeveri në vite i ka shpenzuar si asnjë herë më parë në kurriz të cdo taksapaguesi të ndershëm.
