BallinaProfilHysen dhe Haxhi Sheta, një jetë me mullijtë e Blojës, dy mjeshrat...

Hysen dhe Haxhi Sheta, një jetë me mullijtë e Blojës, dy mjeshrat krutanë autentikë..

spot_img
spot_img
Nga HAKI HOXHA.
“KUJTOJME MOS ME HARRUE !”
“NJE JETE ME MULLIJT E BLOJES…!”
” KUSHTUAR DY VLLEZERVE, DY MJESHTRAVE, DU MULLIJXHIJVE, DY KRUTANEVE AUTENTIK…
HYSEN E HAXHI SHETA…!”
= Qyteti i KRUJES ka qene, eshte e mbetet nje thesar i cmuar, nje vlere e pazevendesuar dhe e pa tjetersuar, qe do te jetoje e do te perjetesohet ne jete te jeteve…! Jane te rralle ata qytete ne Bote, qe te kene komoditetin e KRUJES, nga cilado ane qe ta shikosh, ta studiosh, ke c’fare te pershkruash…, te mendosh…, te ndjehesh i qete ne mendime dhe
SHUME I VLERESUAR QE JE BANORE I KETIJ QYTETI MAHNITES…ME EMRIN KRUJA!
= KRUJA…qytet antik, qytet qe ka lene gjurme ne historine e popullit tone, qytet me nje pozite gjeografike dhe histori per ta pas zili, shpesh here ka qene kryeqytet i Shqiperise, kur permendet emri KRUJE, pa dashur te zmadhoj hijen e saj, ke permendur SHQIPERINE…!
KRUJA e tregtareve qe brodhen boten, Kruja e origjines se zanatcijve, e mikpritjes, e beses etj, etj.
Kruja dhe zanatcijte, binjake qe nuk u ndane ndonjehere nga njeri tjetri…Sa mire…Ka lezet…!!
— Ne kete kronike, po dua “te zgjoj” e te jetoj me ta, po dhe ju te nderuar bashkeqytetare, te jetoni e te kujtoni disa caste vertete te lumtura, sigurisht te harruara, me mullixhijt krutane HYSEN E HAXHI SHETA, nga lagja “SHETE” e qytetit KRUJE…!
— Thuhet se ne qytetin e Krujes numuroheshin…
12 mullinj bloje, 22 mullinj vaj ulliri, 4 tabakhane dhe dy valenica per prodhim shajaku. Ne kete kronike pa ndalem te mullinjt e KRYESHKOZEZ.
— Ne rrethin tone ka pas edhe mjaft mullinj te tjere bloje neper fshatra, ku mjeshterit Hysen e Haxhi Sheta kontribuan ne ndertimin e tyre…!
— Shpesh here pyes veten, si eshte e mundur, si mund ta mendosh nga e gjithe kjo trashegimi materiale qe kishte qyteti e rrethi yne, te mos te kemi qofte dhe nje ekzemplare qe ta jete ne gjendje pune!?!? Me bindje te plote them se cilido do ta kishte deshire te shijonte, te degjonte me respekt zhurmen e jetes se mullinjeve…! Si per cdo gje jemi mesuar jo vetem te eleminojme apo te mos kujdesemi per te kaluaren, po kerkojme, duam e veprojme ta nisim gjithcka nga e para. Ky ves i dobet po na e merr frymen, eshte bere viral…deri kur do te na mundoje kjo semundje, ky virus…!!!??
— “…NJE KOKERR MISER ASHT NJE KOKERR DHIMJE…MOS E SHKEL, HE TE SHITOFTE ZANA !”
shkruante Migjeni e ndersa VLLEZERIT SHETA blunin kokrren e misrit, grurit per te shpetuar jete!
JETESHKRIMI I SHKURTER VLLEZERVE SHETA !
Me pare se nis te shkruaj per punen e mjeshtrave mullinjxhi krutane, te dy vllezerve Hysen e Haxhi Sheta, po ju prezantoj me nje jeteshkrim te shkurter te tyre…!
HYSEN IBRAHIM SHETA ( SENA )
HYSENI ka lindur ne vitin 1881 ne lagjen “Shete”
te qytetit te Krujes. Babai, Ibrahimi me bashkeshorten u bene prinder me lindjen e Hysenit i thirrur ne jeten e perditeshme SENA.
HYSENI jetoi afro nje shekull, plot 98 vite, nderroi jete ne vitin 1979. Gjate ketyre viteve SENA, provoi varferine ekonomike, thjeshtesine e ndershmerine krutane. Martohet me BUDE BAKIUN, me te cilen pati dy femije ( nje djale dhe nje vajze ), fatkeqesisht gruaja nuk pati jete te gjate, nderroi jete. SENA martohet perseri me GJYZE BAKIUN, me te cilen pati pasardhes tre djem e kater vajza. Keshtu pra familja e SENES, perbehej nga kater djem e pese vajza. Me pune, ndershmeri e thjeshtesi SENA ndertoi e jetoi jeten per 98 vjet. Sot qe po shkruaj kete kronike nga pasardhesit e HYSENIT, jetojne dy djem e dy vajza. I uroj te kene shendet e miresi familjare.
I perjeteshem kujtimi i HYSEN IBRAHIM SHETA.
HAXHI IBRAHIM SHETA ( XHIU )
HAXHIU, ka lindur ne vitin 1887–1984, ne lagjen “Shete”, kufi me lagjen “Abaze” Kruje. Edhe HAXHIU, shkurt ne popull thirrej XHIU, jetoi afro nje shekull, 97 vjec. XHIU E SENA u rriten me halle nga prinderit e tyre, por se mundi i tyre nuk shkoi dem, pasi u bene krahu i djathte i baba IBRAHIMIT.
XHIU martohet me SULLTANE XHAFERRIN nga Mamurrasi, paten dy djem dhe dy vajza. Sot nuk jeton asnje nga pasardhesit e XHIUT, po vargu i niperve e mbesave e me tej vazhdojne jeten normalisht.
Pasardhesve te HYSENIT DHE HAXHIUT kudo qe te jene i uroj te shendet e mbaresi.
SENA DHE HAXHIU DO TE KUJTOHEN NE JETE TE JETEVE NGA FAMILJARET, MIQTE E SHOKET…!
NJE JETE ME MULLINJT E BLOJES !
Mullinjt e HYSEN E HAXHI SHETA ndodhen ne vendin e quajtur KRYESHKOZE. Vendndodhja ishte mjaft e zgjedhur pasi kishte burime uji te pashteruar, ekzistojne edhe sot, kerkojne restaurim
Vendi ku u ndertua rezervuari i ujit ishte i gjetur pasi furnizohej nga burimet e ujit. Bashkangjitur me te, pak metra me poshte ishin ndertuar mullinjt e blojes dhe banesa per te jetuar familjaret. Perreth ketyre objekteve, ndodhej nje vreshte i sistemuar ku numuroheshin mjaft peme te ndryshme, si dhe nje kopesht per te siguruar nevojat e familjareve me perimet e stines. Me pak fjale, kjo ishte pamja qe pershkruam, ku ndodhej kompleksi mullinjeve te mjeshtrave krutane HYSEN E HAXHI SHETA, te cilet punuan nje jete me ndergjegje e perkushtim.
Prona e SENES DHE XHIUT perbehej nga kater mullinj bloje si dhe nje tabakhane. Sot jane ne gjendje te mjeruar. Shenja jete ka, po duhet investuar per to. Dokumenti i pronesise origjinal shenon vitin 1890. Firma gishtit te SENES e te XHIUT, shoqerohet me nje skice te detajuar me se miri. (Njihuni me domumentin ne fund te shkrimit.)
Fillimet e para te punes se dy vllezerve i shohim ne malin e Taraboshit (Shkoder)…Ne vitin 1906 vellai i madh SENA ka punuar vete nje thyes guri, per te realizuar gurin e mullirit.
Djali i tij, METI tregon se “…Me mjete primitive
si qyski, varre, dalta, cekic etj, gjyshi arriti te pergadisi guret e mullirit. Guret e mullirit me diameter nje meter, perbeheshin nga disa pjese, qe skaliteshin me dalte e cekic e ne fund bashkoheshin me dy rrathe metalik, njeri i vendosur nga siper e tjetri nga poshte.” Keshtu pra, post inventarit tjeter qe kishte mulliri, guret qe do te blunin misrin apo grurin ishi gati per pune…!
Ne vitin 1908 mulliri i blojes ishte gati per bluarje.
Mulliri blunte 100 kg. drith per nje ore.
Meqenese kerkesat per te bluar drithe ishin ne rritje, u pa e arsyeshme nga vllezerit “SHETA”, qe ne vitin 1916, te vene ne pune edhe dy thyes guri, te cilet pergaditen gure per te vene ne pune edhe tre mullinjte tjere. Me punen e vllezerve “SHETA” konsumatoret ishin teper te kenaqur. Cdo gje po shkonte me se miri…por…!!!
“…Ne vitin 1921 tregon nipi SABAI, nga informacionet qe kam mbledh prej gjyshit dhe babait, u ca rezervuari i ujit duke shkaktuar nje dem te pallogariteshem, pasi dy mullinj dhe dy banesat dolen jashta perdorimit…!” Ne saje te punes me sforca, me shpenzimet e veta, vllezerit “SHETA” ne vitin 1926 restauruan rezervuarin (ekziston edhe sot), arriten te kethejne ne gjendje pune mullinjt dhe banesat…!
Mullinjt e vllezerve (SHETA) ishin ndertuar ne kryqezimin e rrugeve qe lidhte qytetin e Krujes me Mamurrasin, Burizanen, Thumanen, Zhejn etj, etj…!
Ishte rruge e vjeter e shtruer me kalldrem (pjese qe ruhen edhe sot), lidheshin me uren me harqe te lumit Droje, vazhdonte te lidhesh me fshatrat. Tek keto mullinj vijnin te blunin drithin nga malesia e Krujes…Nuaj, Cudhi, Mafsheq etj, nga fshatrat afer qytetit si Picrrage, Brret, Shumri e me tej nga Burizana, Thumana, Mamurras, Zhej etj, etj, pa lene ne harrese edhe nga qyteti i Krujes.
Te dy vllezerit, me mirekuptim, pronen nuk e ndane, po e mbajten se bashku, duke e perdorur nje vit njeri dhe nje vit tjeter vella me gjithe familje.
Mund te komentoj ketu se per cdo 100 kg. miser ose grure qe bluhej, tarifa ishte 5 kg. miell, jo me te holla. Te dy mullijxhinjt asnjehere nuk paten probleme me banoret. Te dy palet mbeten te kenaqur me njri tjetrin. Atehere, sot e ne vazhdim, mullinjxhijt me emer te nderuar Hysen e Haxhi Sheta, do te permenden per mos me u harrue per vepren bamirese qe kane kryer.
METI, djali i Hysenit, tregon se “…punova perkrah babait te mullinjt deri ne vitin 1965, ( mendoj se eshte viti kur u shtetezuan mullinjt, shenimi im), gje qe munda te fitoj zanatin e mullinjxhiut. Edhe sot, ne kete moshe qe jam, rreth te tetedhjetat, me mu dhene rasti dij ta ushtroj zanatin e mullistit…i jam mirenjohes babait tim dhe xhaxhait…!”
Ne vitet ’60 te shekullit te kaluar mullinjt na i shtetezuan, bashke me te mori fund edhe kjo mjeshteri e rralle e mullistit. Vertete u shtetezuan, po per to nuk pati kujdesje!? Mullinjt dhe gjithcka e ndertuar me mund e sakrifica mori fund. Mullinjt i kaluan pronesi N.B.Kruje, u trajtuan si objekte pa vlera. Ne vitin 1991 mullunjt dhe banesa u dogjen nga elemente keqberes. As atehere, po edhe sot qe po kujtojme kete fatkeqesi, nuk u gjet fajtori, faji mbeti jetime, pa emer, po demi material, pasuria autentike qe e pallogariteshme.
Ne vitet ’90 te shekullit te kaluar vertete pronaret e rimoren pronen! Po per c’fare prone mund te flitej kur mullinjt e banesa ishin degraduar, rezervuari i ujit dukej sa per shenje, bacja e kopeshti nuk njiheshin…cdo gje e shkretuar..kjo pamje ishte per tu mbajtur mend se c’fare dhurate na trashegoi rendi socialist…!??! Gjithcka ishte tjetersuar…kujt ti kerkojme llogari per demin!?!?
E ndoqen ne tre shkallet e gjygjesorit, ceshtjen mbi djegien e mullinjeve, pohojne familjaret, padija e jone u rrezua padrejtesisht. Si gjithnje faji jetime?
Me bindje te plote mund te them ne se mund te impenjohen organizmat si Instituti i Monumenteve,
pushteti vendore, shoqeria civile, vete familjaret mund e duhet te kethehet ne gjendjen e mepareshme kompleksi i MULLINJEVE SHETA…!
Besoj e shpresoj qe mund te rigjallerohet nje dukuri e kahereshme, te ringrihen mullinj e vllezerve SHETA ne KRYESHKOZE. Fare mire mund te kethehen ne nje pike te rendesishme turistike!
Po i qendrojme besnik batutave “Kurre mos thuaj kurre” apo “Shpresa vdes e fundit!” MIRENJOHJE!
VLLEZERIT “SHETA” DHANE NDIHMESE EDHE NE NDERTIMIN E MULLINJEVE TE TJERE NE QYTETIN E KRUJES DHE FSHATRAT E RRETHIT…!
Vellezerit HYSEN E HAXHI SHETA, me pervojen qe kishin, me mjeshterine e perfituar, me pune e sakrifica, dhane kontribut ne ndertimin e mullinjeve bloje ne Kruje e fshatrat e rrethit.
Mullinjt ne Thumane, Zhej, Qereke, Cudhi Kamp etj kane ne themel mendjen e doren vllezerve SHETA. Vllezerit nuk e mbajten zanatin vetem per vete, po mesuan edhe mjaft dashamires te tjere.
Kontributi i vllezerve “SHETA” eshte i madh pasi kujdeseshin per buken e gojes, per bluarjen e drithit, per miellin etj. Puna e tyre ishte e lodheshme, shpesh me sakrifica dhe se shperblimin qe merrnin ne ndertimin e mullinjeve ishte simbolike…!
Me punen qe realizuan SENA DHE XHIU, bene qe ne Thumane, Xhemali Beram Sheta te ndertoi mulli ne Qereke me pronare Sabri Fak Emiri, ne Droje mulliri i Ali Berdakut etj. Per tu permendur eshte ndertimi i valenices (objekt per perpunimin e leshit per prodhim shajaku) ne Dro me pronare Muharrem e Isuf Droja. Me shajakun e kesaj derstile (valanice) furnizoheshin zanatcijte krutane per te prodhuar veshje te ndryshme per burra e gra. Keshtu pra mjeshterit mullinjxhi, SENA DHE XHIU, jo vetem blunin drithe per familjaret e qytetit te Krujes e me gjere, po paten jehone edhe ne ndertimin apo restaurimin e mullinjeve te blojes ne qytetin e Krujes dhe neper fshatera te rrethit.
Zanatcijte krutane te kudo ndodhur jo vetem blunin drithin e familjareve por edhe krijonin shoqeri e miqesi me to. Tani po permend listen e pronareve te mullinjeve qe kane funksionuar ne qytetin e Krujes dhe neper fshatera te rrethit. Jeni te lutur, cilido te informoje per mullinj e mullinjxhi te tjere, foto, dokumente, objekte mullinjsh etj, etj.
Ne kete kronike kam permendur vetem mullinjt e vellezerve “SHETA”…shpresoj ne te ardhmen te ndalem te mullinj e mullinjxhi te tjere krutane!
LISTA E PRONAREVE TE MULLINJEVE TE BLOJES
1– HYSEN SHETA, 13– MET BAKIU (ZALLE),
2– HAXHI SHETS, 14– BAKI HASA (ZHEJ),
3– MUSTAFA ISMALAJA,
4– SUL UKA, 15 — HIM SHETA (MAMURRAS)
5– ZAN DASHI, 16– SEFER SHETA (QEREKE),
6– MET BOJA,17–XHEMALI SHETA THUMON,
7– ALI PAJA, 18–MUHARREM SHETA NIKEL,
8– ZAN HYKA, 19–MUHARREM ZHILLI RINAS
9– HAXHI SEFA,20-MULLIRI TEQES MAMURRAS
10– MULLINJT E LUZIT, 21–HAXHI SHETA (ZHEJ),
11– RAM SHETA, 22– TAF GJYRJA (ZHEJ),
12– MET CELA (ZEZE), 23– MET BOJA …etj, etj.
Shpreh mirenjohje e respekt per keto e zanatcinj te tjere krutane, qe bene te mundur ne te gjithe rrethin e KRUJES, te ndertojne objekte me vlera, duke i ardhur ne ndihme familjareve ne bluarjen e misrit apo te grurit, duke marre millin per te gatuar buken e jetes. Ata jane bijte e familjeve te varfera nga ana ekonomike, por me pasuri te kethjellta shpirterore. Per mullixhinjt qe jane ndare nga jeta, kujtimi i tyre do te permendet ne perjetesi.
,
Rubrika “TE KUJTOJME MULLIXHINJT KRUTANE” eshte e hapur per cilindo, qe mund te percjelle informacione reale…teper e rendesishme eshte qe historite e krutaneve mos ti leme ne gjurmet e harreses, te hulumtojme pasi ka mjaft burime…
Ju falenderoj dhe ju jam mirenjohes qe gjeni kohe per tu ndalur, per te komentuar, po edhe per ti vleresuar! RESPEKTE !
FOTOT SHOQERUESE TE SHKRIMIT !
— Foto e pare HYSEN SHETA (1881 — 1979),
— Foto e dyte HAXHI SHETA (1887 –1984),
— Foto e trete. PLAN VENDOSJA E MULLINJEVE,
— Foto e katert KROI NE KRYESHKOZE,
— Foto e peste NDERTESA E MULLINJEVE,
— Foto e gjashte GJENDJA E MULLINJEVE SOT…!!
Durres 28.09.2023.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular