Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, tek bulevardi “Blu”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.