Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku pritet të diskutohet kërkesa e PD-LSI për shkarkimin e Arta Markut, ka nisur.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij. Ndërkohë që KLP ka vendosur që nga sot mbledhjet do bëhen me dyer të mbyllura. Mësohet se në rend dite është edhe komandimi i 6 prokurorëve pranë KLP. Prokuroret e komanduar jane Arjan Mucaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku, dhe Vitjuna Mata.
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: startnews.news/2019/02/22/klp-mblidhet-me-dyer-te-mbyllura-diskutohet-shkarkimi-i-arta-markut-ja-6-prokuroret-e-komanduar/ […]
Comments are closed.