BallinaSportLajm i bujshëm, mbrojtësi i kombëtares bën lëvizjen e papritur në merkato!

Lajm i bujshëm, mbrojtësi i kombëtares bën lëvizjen e papritur në merkato!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Egzon Binaku, këtë të premte ka ndërruar ekip, pasi ka lënë skuadrën e Malmos për t`u bashkuar me rivalët e saj, Norrkoping, në kampionatin suedez të futbollit.

Mbrojtësi i krahut të majtë, ka bërë një lëvizje surprizë këtë të premte, megjithëse në horizont dukej që Binaku do të niste një aventurë të re, pasi nuk po shihte shumë hapësira te skuadra e Malmos.

“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re. Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua ti falënderoj të gjithë”-është shprehur gjatë prezantimit në klubin e ri Egzon Binaku.

Egzon Binaku u bashkua me Malmon në dhjetor të vitit 2017, duke debutuar ndaj Dalkurd në Kupën e Suedisë në shkurt  të vitit 2018. Më pas, Binaku u grumbullua nga kombëtarja jonë e futbollit, ndërsa gjatë karrierës me Malmon, ai luajti 18 ndeshje në kampionat dhe dy takime në Europa League.

Ne e kemi ndjekur Egzonin për një kohë të gjatë. Kur u informuam se ai ishte në shitje, nisëm bisedimet për ta marrë atë në skuadrën e Norrkoping. Egzoni është një tip lojtari që do të përshtatet mire me skuadrën”-ka thënë ndër të tjera Drejtori i Norrkoping, Jens Gustafsson. telesport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular