BallinaSportBartomeu konfirmon Messin: Qëndron me ne përjetësisht

Bartomeu konfirmon Messin: Qëndron me ne përjetësisht

Leo Messi ishte magjik në suksesin 3-0 të Barcelonës në “Camp Nou” kundër Liverpool-it.

Goli i tij i dytë nga goditja e dënimit ishte fantastik dhe elozhet për argjentinasin nuk munguan. E ardhmja e tij është lidhur në disa momentet edhe më një largim nga Barcelona, megjithatë presidenti Josep Maria Bartomeu insiston se Messi nuk do të largohet kurrë nga katalanasit.

Kundër Liverpoolit, pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti një shifër jubilare 600 gola në karrierë me fanellën e Barçës.

Leo mund të luajë futboll deri 45 vjeç. Nuk mund ta përcaktojmë.  Ne themi se do të luajë tri, katër apo pesë vite më shumë, por nuk e dimë me siguri se sa. Le të luajë sa dëshiron vetë Leo. Jemi duke u përgatitur për periudhën pas tërheqjes së Messit. Lojtarë si Dembele, Lenglet dhe Arthur janë atje për të ndërtuar një ekip edhe pa Messin duke luajtur. Megjithatë, unë ende shoh një rrugë të gjatë deri në tërheqjen e Leos nga futbolli i luajtur. Nuk mendoj se ajo ditë është afër. Ne u themi lojtarëve që luajnë dhe stërviten me të: Bëni maksimumin në çdo minutë”, tha Bartomeu për “The Guardian”.

Presidenti i katalanasve theksoi se Messi do të qëndrojë gjithmonë në “Camp Nou” dhe do të jetë pjesë e bordit drejtues kur të vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

“Ai është një futbollist, prandaj po flasim për futbollin, por do të qëndrojë përjetë me ne, në funksione të tjera. Unë flas gjithmonë për Pele, i cili ka qenë përherë i lidhur me Santos, i vetmi klub, ku luajti në Brazil. Leo i përket futbollit botëror, por ka për të jetuar gjithmonë në Barcelonë. Ai do të jetë i lidhur vetëm me një klub. Leo nuk do të largohet kurrë. Ai do të ndalet së luajturi, por gjithmonë do të jetë me ne. Leo është një gjeni dhe ka treguar sa vlen prej kaq shumë sezonesh. Ne jetojmë një epokë të jashtëzakonshme me të, por për tifozët tanë duket gjithçka normale“, shtoi Bartomeu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular