BallinaAktualitetMbërrin në atdhe, trupi i Major Klodian Tanushit, pritet me nderime ushtarake

Mbërrin në atdhe, trupi i Major Klodian Tanushit, pritet me nderime ushtarake

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, trupi i Major Klodian Tanushit, vrarë gjatë misionit të tij në Letoni, i shpallur Dëshmor i Atdheut.

Arkivoli i Major Tanushit është pritur me nderime ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në një ceremoni në aeroport, ku ndodhen drejtues të lartë të Mbrojtjes, FA, familjarë, miq dhe kolegë. Tanushi la pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijë të mitur.

Arkëmorti i mbuluar me flamurin e kuq mbahet në krahë nga kolegët e tij, ndërsa në aeroportin e Rinasit kanë dalë për ta pritur, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i shtabi i FA, prindërit, bashkëshortja, djali i madh dhe kolegë të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular