BallinaAktualitetIsh kreu i KQZ Kristaq Kume: Dekreti i Metës, mundësi për zgjidhjen...

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume: Dekreti i Metës, mundësi për zgjidhjen e krizës. KQZ të ndërpresë punën

Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një lidhje për Rtv Ora tha se dekreti i Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve  është një mundësi për klasën politike që ti japë një zgjidhje krizës.

Ai tha se KQZ duhet të ndërpresë për punën për organizimin e procesit të zgjedhjeve  vendore.

Kume: KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e procesit zgjedhor. Ashtu sikundër partitë duhet të ndërpresin fushatën elektorale. Akti i presidentit është mundësi e madhe që i jepet klasës politike për të zgjidhur situatën jashtëzakonisht të vështirë që jemi përballur si rezultat i keqsjelljes së klasës tonë politike në mënyrën si ka hartuar ligje dhe ka ndërhyrë në Kushtetutë. Le të trajtohet si mundësi për tu ulur dhe gjetur zgjidhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular