Mos i braktisni Egjiptianët dhe Romët

0

Nga Poeti Naim Jonuzi

Jane shtetas shqipetare. Atdheu i tyre eshte Shqiperia.
Nese egjiptianet jetojne ne keto troje mbi kater mije vjet, romet jane derdhur ne shek. e XIV pas Krishtit.
E duan kete toke te begate, pasi se bashku kane derdhur mundin dhe djersen, packa se asnjehere nuk i konsideruan te njejte, te barabarte.
E duan kete Toke, pasi ketu treten eshtrat e te pareve te tyre, ku ata me te drejte krenohen se jane shqipetare.
Se bashku kane kaluar periudha delikate, te veshtira. E ne cdo rast jane trajtuar si njerez te dores se dyte.
Tani se fundi, bota po kalon situata tejet e delikate. Goditur nga nje armik i padukshem, fshehur pas jetes se cdo njeriu, ai godet pa u ndalur.
E quajten ”konavirus”. Rreziku eshte imediat per cdo familje. Ai nuk ka ndermend te ndalet, pasi kemba e tij shkeli edhe edhe Shqiperine.
Me te drejte qeveria dhe kryeministri, u alarmuan, duke vene ne levizje tere hallkat e shtetit. Vendi ne ”shtetrrethim” !
”Jemi ne gjendje lufte”, tha kryeministri. ”Qeveria ka mare te gjitha masat per familjet ne nevoje”.
Puna u ndal. Levizjet me orar dhe te kontrolluara. Te gjithe ne Shtepi. Armiku eshte i rrezikshem per t’u perballuar ndryshe.
Egjiptianet dhe Romet si shtresat me te varfera te shoqerise, jane te ndergjegjshem se jetojne ne nje situate te veshtire epidemike,ku rrisku u endet neper kembe, frikshem, ku pakujdesia me e vogel apo mos vleresimi i keshillave te mjekeve , u kushton jeten.
E keshtu, te bindur nga urdheri i kryeministrit dhe keshillat e mjekeve, u vetkarantinuan ne shtepite e tyre.
Nje pjese e shoqerise shqiptare, ndoshta po ia dalin veshtiresive ekonomike, pasi struktura te shtetit iu kane gjendur prane.
Dhe perseri del ne skene paragjykimi kundrejt varferise egjiptiane dhe rome, per te cilet si ne cdo rast edhe kesaj here, u ndodhen para nje te vertete te hidhur.
Tek tuk ndonje ndihme sporadike, e kjo per t’i mbyllur gojen kritikeve te saj. pasi lagje te tera ku jetojne egjiptianet dhe romet, ende s’i kane shijuar fjalet e bukura te kryeministrit, per furnizimin me ndihmat ushqimore te domosdoshme.
Perballe nje gjendje te rende ekonomike, loteve te nenave tek shohin femijt e tyre te qajne per pak buke,zerit te kryetarit te ”Partise per Europianizim dhe Integrim te Shqiperise, z. Rivelino Cuno, perfaqesues i ketyre komuniteteve, ata u detyruan te protestojne ne rruge, lagjet ku banojne dhe pran minibashkive.
Veprim, ndoshta ne kundershtim me urdherin e kryeministrit, po cmund te benin me teper keto pakica, teksa uria u ul kembekryq ne shtepite e tyre te varfera ?
Ata duan te jetojne, ndaj z.kryeminister mos i brektisni. Ktheni koken t’i shihni sot, qe te te kujtojne neser.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.