BallinaSportGjykata lë në arrest shtëpie futbollistin Klodian Duro, avokati: Shkoi të takonte...

Gjykata lë në arrest shtëpie futbollistin Klodian Duro, avokati: Shkoi të takonte vajzën

Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare Klodian Duro, i cili ishte arrestuar tre ditë më parë pasi kishte thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes duke shkuar në banesën e saj.

Sot Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Duros. Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën.

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, ka thënë avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij por nuk e ka takuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular