BallinaAktualitetSandër Lleshaj nxjerr bllof Ramën për legalizimin e kanabisit

Sandër Lleshaj nxjerr bllof Ramën për legalizimin e kanabisit

Ndonëse kryeministri Ramaka deklaruar se ai ka një vit që po e studion idenë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjeksore, madje se e ka konsultuar atë edhe ndërkombëtarisht, ministri i tij i brendëshëm as nuk e ka idenë për atë që po ndodh në qeverinë ku ai drejton një nga dikasteret më të rëndësishme. I pyetur sot në Opinion nga Blendi Fevziu  nëse ishte në favor të këtij projekti, Lleshaj u përgjigj se “Unë nuk mund të shprehem as në favor as në disfavor të një projekti të paartikuluar”. Pra ai nuk di asgjë më shumë sesa ka dëgjuar në media kur ka folur shefi i vet.

Ai u ngacmua fillimisht nga gazetari Spartak Koka lidhur me këtë propozim dhe angazhimin e ekspertëve të  Ministrisë së Brendshme në hartimin e këtij drafti, por i zënë ngushtë aiu u detyrua të përgjigjej se kjo ishte në domenin e Ogerta Manastirliut: “Duke qenë se bëhet fjalë për një projekt mjekësor Ministria e Brendshme nuk është përfshirë ende në  këtë proces. Sepse ende jemi në një fazë të hershme të procesit, sigurisht do i merret mendimi sepse përveçse mjekësor, një projekt i tillë sigurisht  ka dhe elementë sigurie. Dhe vëtëm kur të bëhet bashkë elementi mjekësor dhe elementi i sigurisë, atëherë do të jetë i pjekur projekti për t’u diskutuar”.

Pra sipas Ministrit të Rendit procesi është në fazë të hershme dhe prandaj ministria e tij nuk është njohur me të. Kjo hedh poshtë deklaratën e Ramës për shoshitjen një vjecare të problemit dhe përforcon hipotezën se Rama po i shkel një sy trafikantëve për të injektuar në ekonominë e rrënuar paranë kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular