BallinaAktualitet“Vendi zhytet në varfëri, Rama mendon për karrigen”, Basha: Mbi 70% e...

“Vendi zhytet në varfëri, Rama mendon për karrigen”, Basha: Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë të ardhur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me biznese në Tiranë ku thekson se shqetësimi i tyre primar janë faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë.

basha

Basha thekson se mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura, ndërsa kryeministri vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve.

“Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook”, shkruan Basha.

Reagimi i Bashës:

Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.

Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook.

Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij.

basha 2basha 3basha 4basha 5basha 6basha 9basha 10basha 12bashabasha7

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular