BallinaKronikeAtentat me armë zjarri të riut kuksian në Londër, rëndë në spital

Atentat me armë zjarri të riut kuksian në Londër, rëndë në spital

Një i ri 20 vjeç i identifikuar si Dash Gashi nga Kukësi mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri në një atentat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të enjtes, rreth orës 14:15, në një rrugë banimi në lindje të Londrës.

Në një video të filmuar nga një banor i zonës ku ndodhi krimi që më pas e publikoi në rrjete sociale shihet i riu në një makinë tip “Ford” i mbuluar në gjak i ulur ne sediljen e parë të pasagjerit.

Ai më pas u dërgua në spital për mjekim ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkë me të ishte një tjetër 20 vjeçar, i plagosur gjithashtu, por nuk ka plagë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

Fotografitë e marra në vendngjarje tregojnë një automjet tjetër i cili duket se është përplasur në një mur banimi përpara një shtëpie.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve por deri tani nuk ka ende asnjë arrestim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular